Si do t’iu ndihmojë Labboxi ti mbani fëmijët të entuziasmuar këto ditë në shtëpi?

May 4, 2020

Këto ditë fëmijët më shumë se kurrë kanë nevojë për risi dhe entuziazëm. Na e kemi një zgjidhje për ju!

Labbox është dizajnuar për t’iu ofruar fëmijëve një eksperience praktike dhe argëtuese në mësim të teknologjisë dhe zhvillimit të aftësive krijuese në këtë fushë. Puna me LabBox ju ofron fëmijëve mundësine të mësojnë dhe eksperimentojnë me elektronikën e krijuar për fëmijë duke qenë në gjendje të krijojnë projekte artraktive për ta. Gjatë punës me Labbox fëmijët do të ndërthurin njohuritë e reja qe i marrin në fushen e elektronikës dhe teknologjisë, punën e dorës, kreativitetin, imagjinaten etj

Po ju japim disa ide për projektet elektronike që fëmijët do mund ti krijojnë vet në kushte shtëpie me Labbox :

Zilja e derës

Të gjithë fëmijëve iu pelqejnë lojërat që krijojnë tinguj. Buzzer – i është blloku elektronik i Labbox-it përmes së cilit fëmijët do të mund të krijojnë projekte apo lojëra të ndryshme me tinguj. Një prej tyre është edhe projekti zilja e derës të cilën mund ta shikoni në videon më poshtë se si realizohet.

Labirint teli

Sa qef eshte te krijojme lojen tone te preferuar per te garuar kush eshte me precizi ne famijle. Buzzer-in qe e permendem me larte tani do ta perdorni edhe ketu mirepo sahere qe ta degjoni zhurmen e tij do te jete shenja qe keni humbur lojen 🙂

Sa qef është të krijojmë lojën tonë të preferuar për të garuar kush është më precizi në famijle. Buzzer-in që e permendëm më lartë tani do ta perdorni edhe këtu mirepo sa herë që ta degjoni zhurmen e tij do të jetë shenja për ju se keni humbur lojën 🙂

Shikoni videon më poshtë se si të krijoni labirnt telin me LabBox

Makina e morse kodit

A keni dëgjuar më herët për komunikimet e koduara me sinjale? Kodi i morsit është pikërishtë gjuhë e komunikimit me sinjale, dhe pjesa më argëtuese është se tani ju mundeni vet të krijoni makinvn tuaj të morse kodit me Labbox.

Shfrytëzoni makinen tuaj të morse kodit për të komunikuar në mënyrë të koduar me motrën ose vëllaun tuaj 🙂

Llampa e dorës

Projekti i radhës që fëmijët do të mund të krijojnë me LabBox është llampa e dorës. Shikoni se si bëhet në videon më poshtë. Poashtu ju inkurjojmë që të jeni sa më kreativ duke përdorur imagjinatën tuaj në krijim të sa më shumë projekteve që ju duken atraktive.

Nëse dëshironi të shihni fëmijën tuaj duke krijuar këto dhe më shumë projekte dhe t’i eksploroj principet e botës elektronike, atëherë porosite Labbox-in për të. 

Shrytëzo zbritjen prej 25% që po ofron Labbox-i duke porositur online ose na shkurani në faqen tonë në Facebook .

Share this post