Kutia të vogla plot argëtim dhe aventurë

March 24, 2020

Procesi edukativo-arsimor para 50 viteve nuk dallon shumë nga ai sot. Keni në mendje, shumica e nxënësve ende duhet të shkojnë në shkollë dhe të qëndrojnë për 8 orë dhe të gjithë shpresojnë që gjatë këtyre 8 orëve po mbajnë në mend atë që po mësojnë. Kjo vjen në pah edhe më shumë kur përballën me pyetjen ‘Çka mësove sot në shkollë?’. E cila pason me përgjigjen e zakonshme ‘Asgjë’ me të cilën shumica e prindërve është mësuar veçmë.

Për shkak të ndryshimit të qëndrimeve ndaj modeleve tradicionale të arsimit që shihen në pjesën më të madhe të shkollave publike dhe private, më shumë prindër kanë zgjedhur shkollimin në shtëpi. Kjo jo vetëm plotëson boshllëqet arsimore në të cilat ata mendojnë se fëmijët e tyre janë të mangët, por edhe lufton mërzitjen të cilën 1-3 nxënës thonë se e përjetojnë në klasë. Shkollimi në shtëpi ka treguar niveli më të lartë të lumturisë dhe mbajtjes në mend të informatave gjatë mësimit.

Për të gjithë ata të interesuar për metodat e reja dhe inovative të të mësuarit, është e rëndësishme të analizohet shprehia dhe qëndrimi që kanë nxënësit fillimisht për shkollën si entitet. Një ndër sfidat e mëdha me të cilën prindërit dhe mësuesit ballafaqohen është edhe shpërqëndrimi nga telefonat dhe teknologjitë e ndryshme gjatë procesit të mësimit. Sipas një artikulli nga Inside Higher Ed, ku trajtohet një studim i realizuar nga Gazeta kanadeze për bursa në mësimdhënie, thuhet se ‘Përderisa mësuesit dhe nxënësit kanë qëndrime të ngjajshme dhe pozitive mbi teknologjinë për qëllime të aktiviteteve mësimore, është normale që mësuesit të kenë qëndrim negativ për përdorimin e teknologjisë për aktivitete jashtë aktiviteteve mësimore. 68% e trajnerëve u deklaruan se acarohen kur nxënësit përdorin telefonat e tyre gjatë aktiviteteve mësimore kurse 32% acarohen nga përdorimi i kompjuterëve.

Atëherë, çka mund të bëjnë prindërit dhe mësuesit për nxënësit e rinjë të cilët janë rritur me informata të shumta mbi përparësitë dhe mangësitë e teknologjisë? Një gjë që mund të praktikohet është të krijojmë një përvojë e cila bazohet në pjesëmarrje aktive e jo individuale në aktivitete teknologjike. Pikërisht këtu, vjen në pah përdorimi efektiv i produktit LabBox nëpër klasa por edhe nëpër shtëpi, do të thotë kudo ku ekziston ambienti edukativ.

LabBox nuk është një lodër apo një mjet mësimor i ndërlikuar. LabBox ofron një përvojë mësimore përmes elektronikës dhe inxhinierisë kompjuterike për të gjithë fëmijët mbi moshës 8 vjeçare. Por pritni, sepse tregimi bëhet ende më interesant! Kurrikula jonë është e organizuar dhe e ndarë sipas epizodave të ndryshme në kuti të ndryshme dhe secila epizodë prezenton një koncept të ri teknologjik i cili mundëson një përdorim praktik të blloqeve ndërtuese elektronike. Një përvojë plot qef për fëmijë (por edhe për ata prindër që dëshirojnë të përfshihen në procesin mësimor) e cila u lejon nxënësve të përdorin kreativitetin dhe të fokusohen në secilën epizodë duke fituar dituri përgjatë procesit.

LabBox nuk është një seri e mësimit interaktiv që përdoret nga prindërit për t’i shtyrë fëmijët e tyrë të mësojnë më shumë. Laramania e kutive tona dhe blloqeve elektronike, garanton fuqizimin e fëmijëve në të kuptuarin se si funksionon teknologjia dhe i inkurajon ata të provojnë, të bëjnë gabime dhe të mësojnë përgjatë procesit.

Disa nga ju mund të pyetni, se a është LabBox i përshtatshëm edhe për ata fëmijë që nuk kanë qenë më herët të ekspozuar ndaj elektronikës apo shkencës informative. Gjëja më e mirë në fakt është se gjatë procesit, fëmijët do të mësojnë si njohuritë bazike por edhe njohuri të cilat do të krijohen përgjatë krijimit të aftësive të reja. Këto kuti do të krijojnë njohuri bazike se si funksionon teknologjia si dhe do t’i inkurajojnë fëmijët të mësojnë nga gabimet e tyre. Për më tepër, LabBox është i krijuar ashtu që fëmijët të përfitojnë edhe aftësi të zgjedhjes së problemeve, aftësi kreative dhe të të menduarit kritik.

Nëse ende nuk i keni të qartë se si ky mësim realisht funksionon, në çdo kuti keni materiale shpjeguese dhe informative. Për më tepër, kemi edhe kanalin tonë zyrtar në Youtube i cili është plot me video udhëzuese se si ta përdorni LabBox në mënyrën më të mirë për fëmijët tuaj. Nëse keni nevojë për më shumë përkrahje, atëherë stafi jonë është në dispozicion për t’iu ndihmuar.

LabBox është për të gjithë fëmijët, mbi moshën 6 vjeçare, vajza dhe djem si dhe prindër që dëshirojnë jo vetëm të zhvillojnë horizontin dhe kreativitetin e fëmijëve të tyre por gjithashtu të krijojnë përvoja interesante dhe argëtuese përgjatë procesit.

Share this post