Kreativiteti tek fëmijët – ja disa këshilla se si ta inkurajoni atë!

April 21, 2020

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Kreativitetit dhe Inovacionit po ndajmë me ju disa këshilla se sa i rëndësishëm është kreativiteti tek fëmijët dhe si mund ta inkurajoni atë.

Kreativiteti është aftësia për të menduar ide origjinale ose zgjidhje të problemve si dhe për të bërë atë që është e nevojshme për ti realizuar ato. Përmes kreativitetit, njerëzit pa marrë parasysh moshën janë në gjendje të zhvillojnë ide dhe zgjidhje të ndryshme të cilat kanë një impakt për shoqerinë dhe botën ku jetojmë.

Ja disa mënyra se si të nxisni kreativitetin të fëmijët tuaj:

Nxisni mendimin kritik tek fëmijët tuaj

Gjatë gjithë kohës pyesni fëmijët se cfarë mendojnë për cështje të ndryshme, duke i nxitur ata te krijojnë kështu mendimin e tyre rreth një teme të caktuar.

Jepuni liri

Lëreni të jetë ndryshe, fëmijët janë krijuesit më të mirë kur janë të lirë të shprehin vetëveten. Jepuni këtë hapësirë, në mënyrë që të jenë në gjendje të zhvillojnë kreativietin e tyre dhe të njohin aftësitë e tyre të cilat do ti shërbejnë për të ardhmen. 

Ndihmoni në krijimin e një mendësie problem- zgjidhëse 

Një prej aftësive që do t’iu shërbeje më së shumti gjatë jetës së tyre është problem – zgjidhja. Ndihmoni atyre të zhvillojnë këtë aftësi duke i inkuarjuar të mendojnë vetë se si mund të zgjedhin probleme të ndryshme para të cilave gjenden. Këtu mund t’iu ndihmojne edhe me shumë lodrat edukative të cilat i sfidojnë ata të gjejnë zgjidhje për probleme të ndryshme që ju parashtrohen.

Nxisni kurreshtjen te fëmijët

Sic e dimë kurreshtja është katalizatori në zhvillinim e njohurive. Gjithmonë kujdesuni se jeni duke e ushqyer kurreshtjen e tyre, mos i qortoni ata nëse bëjnë shumë pyetje apo ju interesojnë shumë gjëra të reja, është mënyra e tyre e zhvillimit dhe njohjes së botës që i rrethon.

Ndihmoni në rritjen e vetëbesimit

Të shfaqësh kreativitetin tënd apo të marrësh iniciativën për të krijuar duhet të kesh besim në vete, gjë që do të duhet gjatë gjithë jetës. Nxisni fëmijën tuaj të ketë besim në vete duke e inkurajuar që ai/ajo është i aftë të provoj, të eksperimentoj, të krijoj apo dështojë. Të gjitha këto në vete e përbejnë procesin e krijimit dhe zhvillimit, andaj ndihmoni fëmijëve edhe dështimin ta shohin si pjesë të procesit dhe të mos kenë frikë nga ai.

Share this post