Festa e Fëmijëve këtë vit – është mirë të keni disa ide si ta festoni ;)

May 29, 2020

Cdo 1 qershor festojmë ditën e fëmijëve duke promovuar mbrojtjen e të drejtave të tyre në gjithë botën. Kjo ditë duhet të jetë një festë e vërtetë për të gjithë fëmijët kudo që janë. As ky vit nuk duhet të bëjë përjashtim në festimin e ditës së tyre.

Po ndajmë me ju disa ide se si ta festojmë 1 qershorin këtë vit:

Dilni për një piknik apo shkoni në kamping

Cdo kush i do pikniket, sidomos kur keni marr me vete ushqimin tuaj të preferuar. Shfrytëzoni kohën për ta kthyer këtë piknik kah fëmijët tuaj, merrni ngjyra, letra, cfarëdo që fëmijëve do t’iu pëlqente të bënin së bashku me ju në një ditë në natyrë.

*Këshillë – Nëse keni vendosur që të ftoni edhe njerëz të tjerë në piknik apo në kamping me ju, ju lusim të jeni të kujdesshëm dhe të respektoni masat mbrojtëse të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë shkaku i situatës së krijuar nga COVID-19.

Le të bejmë një party

Yeeeyy, kush nuk i do party-it? Organizoni së bashku me fëmijët një party të mbushur me vallëzim, këndim, festë 🙂 Party-n tuaj mund ta bëni edhe më interesant nëse shtoni edhe aktivitete ku do të ngjyrosni bashkë me fëmijët tuaj. Mund të bëni ngjyrosje fytyrash për një eksperiencë edhe më argëtuese.

Gjithashtu mos harroni se pak kostume interesante nuk i bëjnë dëm fare party-it tuaj. Jini kreativ, nuk do të thotë të keni pikërisht kostumet e duhara nga filmat e juaj të preferuar, imporvizoni.

*Këshillë – Nëse keni vendosur që të ftoni edhe njerëz të tjerë në party-n tuaj, ju lusim të jeni të kujdesshëm dhe të respektoni masat mbrojtëse të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë shkaku i situatës së krijuar nga COVID-19.

Evente Online

1 Qershorin e festojmë të gjithë së bashku. Shikoni për evente online të cilat janë organizuar për këtë ditë. Fëmijët mund të jenë edhe këtë vite së bashku me të tjerët për të festuar, mësuar, krijuar apo luajtur.

Ja një shembull: LabBox po organizon webinar online me temën: Si të ndërtohen projekte me elektronikë?, pikërisht me 1 qershor. Webinari është falas për të gjithë fëmijët që duan ta festojnë ditën e tyre duke krijuar dhe eksploruar botën fantastike të elektronikës.

Bëni një maratone filmash

Bëhuni gati që t’iu plotësoni të gjitha tekat sot fëmijëve tuaj. Është mirë të keni shumë opsione, ja dhe një tjetër. Si thoni për një maraton familjare filmash? Po tingëllon shumë relaksuese dhe argëtuese apo jo?

Ja edhe dy rekomandime nga ne, shijojeni 🙂

Mbjellni një pemë

Në kohën tonë vetëdijësimi dhe kujdesi për ambientin janë më se të rëndësishme. Si thoni të bëjmë një traditë familjare, ku për cdo 1 qershor do të mbjellim së bashku me fëmijët një pemë në oborrin tonë, lagjen apo kudo që mundemi dhe është përshtatshëm. Nuk do të thotë të jetë patjeter një pemë, mund të mbillni edhe një lule, perime, cfarëdo që i bënë mirë ambientit. Kësisoj jo vetëm që i vetëdijësoni fëmijët për mbrojtejen e ambientit, mirëpo jeni duke i bërë pjesë aktive të kësaj kauze kaq të rëndsishme.

Fotografi familjare

Kur jemi te traditat familjare, cfarë mendoni për një fotografi familjare për cdo 1 qershor? Do të keni një koleksion të bukur të mënyrave të ndryshme si e keni festuar ditën e fëmijëve së bashku për cdo vit. Kushtojani një hapësirë në shtëpinë tuaj këtij koleksioni duke shtuar cdo vit foton tuaj familjare.

Si thoni edhe për ndonjë ide lojërash?

A jeni për pantonime? Pantominet gjithmonë janë kaq qejf. Mund të zgjedhni cfarëdo kategorie për të cilen mendoni se jeni më të mirë dhe skena për ju 🙂

Gjetja e thesarit

Gjetja e thesarit është një lojë që do t’iu rrëmbejë me energjinë dhe karakterin e saj avanturesk. Bëhuni gati për një atmosferë piratesh. Do të thotë mjafton të gjeni diqka në shtëpi të cilën do ta cilësoni si thesarin tuaj. Merrni kohën tuaj për ta fshehur aty ku ju duket se është më sigurt. Është rradha e fëmijeve tuaj të jenë piratet e ditës, le ta gjejmë thesarin 🙂

Të gjithë fëmijëve – Urime 1 qershori.

Share this post