Lumturia është në duart tona, ja cka mund të bëjmë që të jemi më të lumtur!

March 19, 2020

(E shkruar per diten internacionale te lumturise)

Shkencëtarët kanë bërë hulumtime interesante për të kuptuar më mirë se çfarë na bën të lumtur dhe pse kjo është e rëndësishme.

Lumturia jonë vjen nga tre fusha kryesore:

  1. 50% vjen nga gjenet tona
  2. 10% vjen nga rrethanat tona të jetës
  3. 40% varet plotësisht nga ne për të kontrolluar me shprehi të mira, qëndrim dhe këndvështrim mbi jeten (ky është një lajm i mire sepse do të thotë që kemi shumë gjëra që mund të bëjmë për ta bërë veten më të lumtur)

Studimi ka zbuluar se lumturia nuk na bën vetem të ndihemi mirë, por ka përfitime të tjera te rendesishme:

  • Lumturia na bën më të shëndetshëm. Ajo forcon sistemin tonë imunitar, që do të thotë se kemi më pak mundesi të sëmuremi
  • Njerëzit e lumtur kanë më shumë vullnet për të qenë më social dhe komunikativ
  • Njerëzit e lumtur janë më durues kur gjërat janë të vështira dhe stresuese

Për të ndihmuar vetën qe te jemi me te lumtur, mund të bëjmë gjëra si:

  • Praktikojme mirënjohjen
  • Të jemi mirëdashës dhe të ndihmoni të tjerët
  • Te jemi te vemendshem (duke shijuar momentin e tanishëm në vend që të mendojme për të kaluarën ose të ardhmen)
  • Te provojme gjëra të reja

Duke qenë se kontributi jonë është nxitja e aktiviteteve kreative, ndër të tjerash, ju inkurajojmë të provoni edhe disa aktivitete të tjera si:

  1. Mësoni elektronikën – Elektronika ju jep mundësi që të mësoni për teknologjinë dhe të mësoni ndërtimin e produkteve të ndryshme. Kjo përvojë do t’iu ofrojë një dimenzion tjetër të të menduarit, si dhe do të hap shumë mundësi për ju

2. Eksploroni projekte përmes të cilave mund të ndërtoni gjëra të ndryshme nga materialet që i keni në shtëpi. Ne ju rekomandojmë që të eksploroni aktivitetet në këtë link:

https://www.education.com/activity/science/

Një burim tjetër interesant është edhe ‘Kalendari i Durimit’ i cili përmbanë 30 veprime të sugjeruara për t’u kujdesur për veten dhe njëri-tjetrin derisa përballemi së bashku me këtë krizë globale.

Dhe për fund, ju rikujtojmë që jemi bashkë në çdo moment. Të vazhdojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin, të jemi falemnderues për njëri-tjetrin si dhe të kemi vetëm mendime pozitive.

#HAPPINESSFORALLTOGETHER

Share this post