Çfarë aktivitetesh me fëmijë nuk duhet të humbasësh gjatë kësaj vere?

July 9, 2020


Vera 2020, sa jeni të përgaditur  për ta shijuar verën në rrethana pak më ndryshe këtë vit?

Vera gjithmonë si temë kryesore e ka relaksimin dhe argëtimin. Megjithatë është mirë që të kujdeseni që verës fëmijët të mos kalojnë në një fazë shumë pasive dhe të mërzitshme.

Prandaj po ndajmë me ju disa ide dhe këshilla se si t’iu ofroni fëmijëve tuaj një verë me aktivitete, argëtim, relaks, aventura, mësim atraktiv, eksplorim etj.

Provoni aktivitetet në ambient të jashtëm

Hiking/ camping

Eksplorimi i natyres eshte gjithemone nje eksperience qe te merr me vete pa marr parasysh moshen. Shfrytezoni vendet e bukura afer zones ku jetoni ose vende te tjera me pak te njohura ku mund te kaloni nje dite te tere ne boten mahnitese te natyres. 

Organizoni se bashku me femijet tuaj nje hiking ne keto vende ose nje kamping, cilendo qe parapelqeni me shume. Kujdesuni qe ti perfshini gjate gjithe procesit, si ne perzgjedhjen e vendit qe do te vizitoni ashtu edhe ne pergaditjet familjare per hiking ose kamping. Perfshirja e tyre ne tere procesin i bene te ndihen me te rendesishem dhe te jene me te entuziasmuar.

Po ju propozojme nje grup qe eshte krijuar se fundi per hiking të cilët po organizojnë aktivitet të mrekullueshme në ambient të hapur: Butterfly Outdoor Adventure

Hulumtoni për programe atraktive verore

Vera duhet të jetë sa më e gjallë dhe atraktive në mënyrë që të mbahet mend gjatë. Hulumtoni për programet verore në fusha të ndryshme që po mbahen gjatë kësaj vere. Ne po ju propozojmë një program tepër atraktiv dhe me plotë mundësi në fushën e teknologjisë që po e organizon Akademia jCoders.

Vera në jCoders dhe LabBox është e mbushur me plot aventura, kënaqësi, eksperimente, mësim inovativ, sfida të ndryshme.

Të gjitha programet janë të organizuara online. Çfarë e karakterizon këtë program është theksi i madh që është vendosur tek eksperienca e fëmijëve, ku krejt mësimi është i organizuar të jetë sa më argëtues dhe të ketë frymën e një loje, ku marrin pjesë të gjithë fëmijët së bashku duke krijuar kështu ndjenjen e grupit dhe komunitetit te tyre edhe pse janë duke punuar prej shtëpive. Ju rekomandojmë me i shfletu këto programe nëse doni që fëmija juaj të jetë pjesë e një komuniteti atraktiv dhe inovativ gjatë kësaj vere.

Gjithashtu hulumtoni edhe për programe tjera të cilat mendoni që do jenë atraktive dhe argëtuese për fëmijen tuaj 🙂

Inkuadroni fëmijët në ndërtimin e kopshtit tuaj të lezetshëm

Të gjithëve ne, e sidomos fëmijëve ju pëlqen kur ndihen që kanë krijuar diqka të bukur dhe të frytshme. Provoni në bazë të ambientit ku jetoni, të krijoni një kopsht të lezetshëm me fëmijët tuaj. Mbillni ndonjë perime, lule ose bimë që ju pëlqen ta keni, provoni të krijoni një hapësirë të gjelbër që i shton gjallërinë ambientit ku jetoni. Përdorni këtë aktivitet që të shtoni vetëdijësimin për natyrën dhe ambientin, për bimët, frutat ose perimet si dhe për mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm.

Ju preferojmë që cdo gjë që doni t’iu mësoni fëmijëve ta bëni në praktikë (atehere kur eshte e mundur) së bashku me ta, pasi kjo është mënyra më e mirë që fëmijët të vetëdijësohen dhe ta praktikojnë atë njohuri gjatë jetës së tyre.

Inkurajoni projektet dhe aktivitetet DIY (Do It Yourself)

Projektet apo aktivitete ku fëmiu vetë krijon diqka të bukur dhe interesante nxisin kreativitetin dhe një mënyrë të re të mendimit që është i fokusuar drejt gjetjes së alternativave të reja të zgjidhjes së problemeve. Inkurajoni sa më shumë fëmijët të zhvillojnë këtë aftësi pasi do tiu shërbejë gjatë gjithë jetës.

Kujdesuni që jeni duke i ofruar materiale ose produkte të ndryshme të cilat e inkurajonë kreativitetin, mendimin kritik dhe ju ndihmojnë fëmijëve që duke punuar dhe argëtuar me projektet që i realizojnë vetë të zhvillojnë këto aftësi.

*Këshillë

Krijoni një kënd në shtëpi ku fëmija i ka të gjitha materialet dhe ndihet i lirë të krijojë pa pasur mendjen për “rrëmujën” që mund të bëjë.
Le të jetë ky këndi i kreativitetit.

Leximi gjatë verës

Edhe pse të gjithë dëshirojmë të jemi më të relaksuar gjatë verës, është mirë të kujdeseni që fëmijët tuaj mos të kalojnë nëpër një fazë krejtësisht pasive.

Ndani kohë çdo ditë të lexoni diçka interesante me fëmijët tuaj. Nëse e dini që fëmiu juaj është shumë i/e pasionuar pas një teme të caktuar, shfrytëzoni verën që bashkarisht ta eksploroni dhe t’ia ushqeni kurreshtjen e tij/saj për temën e caktuar.

Për shembull nëse fëmiu juaj është i mahnitur nga shkenca, zbulimet, shpikjet,krijmet, bleni një liber atraktiv për fëmijë që ka të bëjë me këtë fushë, lexoni së bashku me të.
Shikoni ndonjë dokumentar ose film për shkencën, shipkjet, shkencëtarët.  Udhëzoni të hulumtoj edhe më shumë rreth asaj që është kurreshtar/e.

Gjithashtu ju inkurajojmë të hulumtoni online për programe apo klube të leximit që mund të jenë shumë të jenë shumë argëtues.

Kurreshtja dhe pasioni janë katalizatorët më të mirë në zhvillim dhe njohje. Kushtojini rëndësi 🙂


Share this post