Benefitet e aktiviteteve dhe projekteve punëdore për fëmijë – Ja disa ide!

March 27, 2020

Kreativiteti, zhvillimi i imagjinatës, i lëvizjeve motorike fine, i njohjës së botës fizike që na rrethon janë esenciale për një fëmijri të shëndosh.

Këto aftësi nuk mësohen nga ekranet, prandaj duhet ti inkurajojmë fëmijët të zhvillohen duke punuar dhe krijuar projekte reale me materiale të ndryshme në ambient shtëpie. 

Në këto kohe karantine aktivitete te tilla që inkurajonjë fëmijët në punëdore, që nxisin koncentrimin, zhvillimin e aftësive dhe imagjinatës përmes argëtimit janë më se të nevojshme. Si gjithmonë jemi të lumtur të kontribojmë në plotësimin e listës së këtyre aktiviteteve që do të bëni me fëmijë.

Ja disa shembuj:

1. Ndërtimi i strukturave 

Gjithëcka ju nevojitet për këtë aktivitet janë një kuti e shkopinjëve për dhëmbe, si dhe një kuti me marshmallow, ose mund të perdorni edhe plastelinen. Për ta bere më sfiduese, caktoni se cfarë strukture do të ndërtoni, për shembull strukturën e ndonjë objekti të famshëm, të një ure, ose diqka abstrakte. 

2. Dizajnoni një katapult.

Nëse ndonjëhere keni pasur dëshirë të gjuani me një katapult, ky është momenti që ta dizajnoni dhe krijoni vet një të tillë. Për tu inspiruar shikoni videon më poshtë:

3. Dizajno dhe krijo llampen tënde të tavolines

Për ata që e kanë Labboxin, ju rekomandojmë që ti angazhoni fëmijët të krijojnë një llampë për tavolinën e tyre të punës apo të dhomës së gjumit.

Gjatë këtij aktiviteti fëmijët do të përforcojnë konceptin e rrymës elektrike edhe qarkut të mbyllur, si dhe do të njoftohen me një bllok të ri Slide switch (ndërprerësin) duke kuptuar se si përveç aktivizimit të blloqeve, ata mund të kontrollojnë rrjedhjen e rrymës në projektin e tyre. Ata do të krijojnë një llambë të tavolinës te cilen mund ta dizajnojne sipas deshires se tyre si dhe një qark të thjeshtë për të ndezur dhe ndalur llambën e tavolinës.

Ja nje shembull 🙂
4. Ndërtoni një Lego veturë lëvizëse me balon

Nëse keni Lego në shtëpi është koha ti fusim në funksion. Të ndërtojmë një veturë lëvizëse me Lego dhe balon. Ky aktivitet jo vetëm që është argëtues mirëpo përmes tij fëmijëve edhe mund t’iu shpjegoni Ligjin e Tretë të Njutonit – i cili mbështetet mbi parimin se cdo aksion ka edhe reaksionin e tij. Në këtë rast aksioni është kur fillon të shfryhet balona e cila rrjedhimisht e shkakton reaksionin apo veprimin tjeter që është lëvizja e vetures.

Shikoni videon për tu inspiruar:

5. Ndërtoni një makinë “Morse Code”

A nuk është argëtuese të bisedosh me dikë në shtëpi përmes kodeve të caktuara 🙂

Për ata që e kanë LabBox-in, ju inkurajojmë të krijoni projektin e makinës “Morse Code” , me të cilën mund të komunikoni përmes sinjaleve të dritës dhe tingujve sipas alfabetit të Morse Code.

Hajde ta ndërtojmë bashkë Morse Code makinën tonë:

P.S. Nëse nuk e dini alfabetin e Morse Code ja nje shembull:

Me shume rreth Morse Code :
https://www.sporcle.com/blog/2018/10/what-is-morse-code-and-how-is-it-used-today/
Share this post